Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtorë 7 adoleshentët nga Kavaja të cilët kanë abuzuar me një të mitur në qytet. Edhe pse është dashur kalojë një vit që gjykata të japë vendimin, ngjarja është e freskët për shumëkënd, pasi tronditi opinionin.

Bëhet fjalë për një vajzë të mitur në moshë 13-vjeçare, e cila është abuzuar nën kërcënimin e shantazhit të publikimit të videove që ishin bërë asaj në momente intime. Falë guximit të vajzës, e cila i tregoi nënës së vet, dhe më pas denoncimit, sot gjykata ka dhënë verdiktin duke dënuar të rinjtë si më poshtë.

L.M 6.8 vjet

E.M 5 vjet

F.M 3.4 vjet

K. M 3 vjet

K.K 3 vjet

E.H 3 vjet

E.A 3 vjet

Historia

Historia e rëndë e 13-vjecares nga Kavaja ka nisur në tetor 2018. Vajza e cila jetonte me të ëmën, pasi i ati ishte emigrant në Itali, ka patur lidhje dashurie me një nga djemtë e klasës së saj. Në ditën e përvjetorit të lindjes së tij djali i ka kërkuar vajzës që në vend të dhuratës, t’i jepte trupin e saj. 13-vjecarja fillimisht s’ka pranuar por pas këmbënguljes së forte të djalit, ata shkuan në shtëpinë e gjyshes së tij. Aty kanë kryer marrëdhënie seksuale, gjatë të cilave janë filmuar nga njëri prej shokëve te djalit. Përgjatë nëntorit e dhjetorit vajza ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 7 djem të tjerë, shokë të të dashurit, të cilët e shantazhonin me videon nëpërmjet mesazheve në instagram.

Në mes të janarit 2019 një nga mësueset ka rënë në dijeni te skandalit dhe ka informuar nënën e vajzës. Për arsye që nuk shpjegohen, shkolla nuk ka bërë denoncim për rastin dhe as nuk është kujdesur qe vajza të trajtohet. Shkolla nuk ka njoftuar as seksionin e posaçëm në bashki duke u mjaftuar me njoftimin e familjes. Nëna e vajzës nga ana tjetër duke iu trembur opinionit, nuk e denoncoi ngjarjen për 10 ditë, derisa mbërriti i shoqi nga Italia. Bashkë me vajzën me 29 janar kanë bërë denoncim në policinë e Kavajës.

Denoncimi kaloi në prokurorinë e Durrësit ku ka një seksion të çështjeve për të mitur. Më datë 30 prokuroria regjistroi procedimin penal. Një ditë më pas, më datë 31 janar, ora 15.45 organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për tetë të miturit përfshi dhe të dashurin e vajzës.

Më 1 shkurt gjykata caktoi masat dhe me 2 shkurt u bë i mundur arrestimi i 7 prej tyre.

Shkolla Rilindja, Kavajë



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat