Policia e shqiptare ka publikuar fotot e 7 personave të shpallur në kërkim të cilësuar si 50 më të rrezikshmit në Shqipëri të dënuar me burgim të përjetshëm.

Arrestimi i tyre është detyrë e njësisë më të re, FAST.

I pari që kryeson listën është Altin Arapi, i njohur si anëtar i grupit “Hakmarrja për Drejtësi”. Arapi akuzohet për vrasjen e Genci Sinës, shoferit të ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, ngjarja e ndodhur në 30 Shtator 2003.

Një tjetër i shumë kërkuar është edhe 49-vjeçari Dritan Syziu, i njohur si anëtar i bandës së Mirditës. Ai së bashku me 5 persona të tjerë është dënuar për vrasjen e një punonjësi policie në Mirditë në vitin 2000 dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Një tjetër person në kërkim është Eduart Kurti, i cili në 2012 akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër, vrau në kryeqytet për një borxh dy vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhiali.

I dënuar me burgim të përjetshëm është dhe Gëzim Mehmeti i akuzuar për vrasjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri në vitin 1996 në qytetin e Vlorës.

Një tjetër person me rrezikshmëri të lartë është edhe Engjëll Brahimi që ka vrarë në Fier një punonjës policie dhe djalin e tij vetëm 8 vjeç. Listës i shtohen edhe Gentian Tako e Gjovalin Ndue të dy të shpallur në kërkim për vrasje.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All