BiznesIniciativëPunëmarrësQëllim

Në gjykatat shqiptare, janë paraqitur 3060 padi me objekt marrëdheniet e punës në vitin 2018. Vetëm 4 prej tyre i janë referuar Organizatës Ndërkombëtare të Punës.


Në bashkëpunim me qeverinë suedeze, kjo organizatë prezantoi një iniciativ të re në lidhje me zgjidhjen në mënyrë miqësore të mosmarrëveshjeve në punë pa arritur në gjykatë.
Petra Brucher, Drejtoresha e Agjensisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim në Shqipëri, u shpreh se në vendin tonë kanë ndikim dy faktorë në moszgjidhjen e konflikteve për puntorët më pak të kualifikuar.

“Veçanërisht kjo kategori punëmarrësish ka më pak mundësi të zgjidhjë mosmarrëveshjet e punës përmes sistemit gjyqësor, si pasojë e kostos por edhe njohurive të pakta ligjore që ata kanë.”- u shpreh Brucher.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, tha se përmirësimi i sistemit të zgjidhjes jashtë-gjyqësore, ka disa përparësi. Ajo tha se duhet ekuilibër mes të dy palëve për të ecur më tutje pa pasur nevojën gjyqësore.

Ky projekt ka si qëllim qasjen e shpejtë, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjitha grupet e punëmarrësve të cilat janë të cënueshme. Projekti do të zgjas 36 muaj për të përmbushur këtë qëllim.

“Është e rëndësishme që dëgjohen zërat e të dy palëve dhe një palë e tretë, qoftë një institucion si zyrat e punës apo drejtoria që ka përgjegjësinë për të ndjekur këto procese, është e rëndësishme për të dëgjuar dhe për të vendosur nëse ka një shkelje të zbatueshmërisë së ligjit, të drejtës së punonjësit, apo ka një kërkesë përtej asaj që punëdhënësi mundet të japë. Pra, bën një ekuilibër mes të dy palëve për të ecur përtej, pa hyrë në konflikte gjyqësore. Ky hap nuk nënkupton që konflikti të mos shkojë më tej në procese gjyqësore, por është një hap që ndihmon dhe lehtëson palët për t’i zgjidhur çështjet e mosmarrëveshjeve pa kosto shtesë dhe pa konflikte që mund të kalonin dhe një qasje më radikale se sa një marrëdhënie punonjës-punëmarrës.”- u shpreh Anila Denaj.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat