Aldrion Shehu është 27-vjeçari i cili ishte në makinën tip “Passat” përfundoi duke u përplasur me dy mjete të tjera në Elbasan duke u plagosur 5 persona.

Gjatë një ndjekje policore që prej Pogradecit, i riu u ka shpëtuar 7 postobllqe.

Ndërkohë, pas aksidentit policia e ka vënë në pranga 27-vjeçarin ndërsa ky i fundit ka deklaruar se një fuoristradë po e ndiqte nga pas.
Në deklaratën e dhënë përpara uniformave blu Aldrion Sheu ka thënë “një fuoristradë më është vënë nga pas që në Devoll dhe u detyrova të largohem me shpejtësi. Kam ecur me shpejtësi dhe nuk kam ndaluar në asnjë postbllok të Policisë”.

Ndërkohë policia po heton në lidhje me deklaratën e të riut që bllokoi mëngjesin e sotëm hyrjen e qytetit të Elbasanit. Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se në mjetin e Shehut, mund të ketë pasur lëndë narkotike dhe armë.

27-vjeçari nuk ka pranuar t’iu bindet forcave të policisë për të ndaluar teksa devijonte është përplasur me një mjet të forcave “Shqiponja”  dhe dy makina të tjera në krahun tjetër të rrugës duke plagosur dhe një polic. Blutë kanë qëlluar në ajër duke e paralajmëruar Shehun.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat