28-vjeçaridëshmiPërrenjasvdekja

“I bënë një gjilpërë dhe vdiq”, të afërmit akuza mjekëve për vdekjen e 28-vjeçarit.  Flasin për “Shekulli”-n të afërmit. “Ndërhyrja e shpejtë mund të kishte parandaluar fatkeqësinë”

Enida Vërça

Me dhimbje dhe lot, të afërmit e familjarët kanë përcjellë për në banesën e fundit sot, Besnik Kokonozin, 28-vjeçarin i cili ndërroi jetë, si pasojë e një komplikacioni për shkak të temperaturës. Me shumë enigma dhe pyetje nëse mund të ndryshonte historia, po të kishte pasur një ndërhyrje me të shpejtë, të afërmit e tij tregojnë për “Shekulli”-n se Besniku nuk vuante më parë nga ndonjë sëmundje dhe se kurrë nuk ishte ankuar për dhimbje. Bashkim Gjilaska, i afërm i tij tregon se vdiq pas bërjes së një gjilpëre. “Ka qenë  me temperaturë të lartë dhe më pas i është bërë një gjilpërë. Besniku nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje. Nuk e kuptuam se si ndodhi. Pas gjilpërës që iu bë, u qetësua pak dhe më pas u përkeqësua sërish, deri sa ndërroi jetë”, tregon ai. Bashkimi thotë se me Besnikun ka kaluar vitet më të bukura të fëmijës dhe akoma nuk mund ta besojë që nuk është në këtë botë. “Unë jam rritur me të. Ka qenë një djalë i shkëlqyer, nuk e di çfarë të mendoj. Ndoshta ishte e shkruar që të vdiste në këtë mënyrë, ndoshta nëse do të ndërhyhej siç duhet mund të kishte shpëtuar. Temperaturën e pati 39 gradë, për pak kohë, më pas i ra, më pas iu rrit sërish”, thotë ai.

Familja

Burime pranë familjes së tij thonë se ka pasur një neglizhencë nga ana e spitalit ose mos identifikim  të diagnozës së tij. “Besniku ishte pak pa qejf dhe me temperaturë. Ishte i grindur, por kur shkojë në spital, pas analizave që i bën e dërguan në shtëpi. Doktorët duhet të shtronin, jo ta përcillnin për në shtëpi, kur e panë situatën. Na thanë që është viroz dhe ecëm me shpesën se do i kalonte. Kush e mendoj që gjërat do të shkonin deri në këtë pikë”, tha burim. I njëjti burim deklaroi se familjarët momentalisht janë mjaft të prekur me këtë tragjedi dhe nuk pranuan t’i bënin as autopsinë. “E vetmja gjë që thotë familja është fakti që ka pasur neglizhencë edhe nga ana e tyre që nuk insistuan për ta shtruar në spital dhe të mos e merrnin direkt pas mjekimit. Autopsinë nuk pranuan ta bëjnë”, thotë burimi.

Mjekimet

Doktori i cili priti këtë rast, Bashkim Vasku u shpreh se pacienti ka shkuar me temperaturë të lartë në urgjencë. “Ne e mjekuam në spital dhe i dhamë ilaç me vete. Pas mjekimit pacienti shkoi në shtëpi. Na njoftoi familja se u përkeqësua. Dërguam ambulancën, por kishte ndërruar jetë. Mund të ketë pasur komplikacion për shkak të temperaturës. Përveç asaj skuqjes që pamë dhe gjendjes virale duhet të ketë patur ndonjë problem tjetër. Nuk konstatuam gjë tjetër nga ai. Temperatura i ra dhe në orën 12:00 i filloi prapë. Nuk e di mori mjekimet që mori apo jo, por që për temperaturën do ketë përdorur. Do të ketë pasur komplikacion, është rasti i rrallë por ne nuk konstatuam gjë tjetër. Ishte një skuqje e fytit dhe temperaturë 39, kaq. Si gjendje ishte mirë por virozë kishte, jo grip” bëri me dije mjeku.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat