Një person i maskuar ka grabitur një shumë prej një milion lekësh. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në një institucion financiar në të cilin jepeshin kredi në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se punonjësi i institucionit financiar lajmëroi policinë 40 minuta pas ngjarjes

Njoftimi i policisë:

Në Durrës, në lagjen nr 12,  në një rrugë dytësore, në filialin e  një banke të nivelit të dytë, rreth orës  14:24,  një person  ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri pistoletë ka marrë lekët mbi banak, një shumë rreth 100.000 lekë  dhe është larguar me vrap

Shërbimet e Policisë së Durrësit me marrjen e njoftimit janë vënë në ndjekje të autorit ku është rrethuar zona në një perimetër të gjerë.

Në  kontroll të zonës është angazhuar edhe FNSH  dhe  forca e posaçme  “Shqiponjat”, ku vijon kontrolli edhe me pika kontrolli në rrugica e rrugë kryesore.

Grupi Hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vijon punën për administronin e çdo prove që do shërbejnë në identifikimin dhe më pas kapjen e autorit.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat