Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, reagoi pas mbledhjes së djeshme të ekspertëve të ODIHR-it me anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kokëdhima e cilësoi lajm të mirë vendimin e Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Varshavë që të dërgojë dy ekspertë me kohë të plotë në Tiranë, derisa të përmbyllet reforma zgjedhore, por një lajm të keq takimin e tyre të parë dje, vetëm me katër përfaqësues politikë shqiptarë dhe në terr të plotë informativ, duke përsëritur se ‘Zgjidhja’ kë kërkuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët politikë dhe grupet e interesit, transparente me publikun, që përmbush të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që udhëhiqet prej  tyre.

Reagimi i Koço Kokëdhimës

Vendimi i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) në Varshavë që të dërgojë dy ekspertë me kohë të plotë në Tiranë, derisa të përmbyllet reforma zgjedhore është një lajm i mirë për Shqipërinë.

Por, takimi i parë dje, vetëm me katër përfaqësues politikë shqiptarë dhe në terr të plotë informativ, është një lajm i keq.

‘Zgjidhja’ kë kërkuar një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me të gjithë aktorët politikë dhe grupet e interesit, transparente me publikun, që përmbush të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe që udhëhiqet prej  tyre.

ODIHR-i duhet ta ndihmojë popullin shqiptar të demokratizojë zgjedhjet dhe Shqipërinë, duke respektuar parimin themelor kushtetues të tyre si të drejta dhe të barabarta.

‘Zgjidhja’ i bën sërish thirrje Prezencës së OSBE-së dhe ekspertëve të ODIHR-it që të mos kenë kusht përmbylljen e reformës zgjedhore deri në fund të marsit, por realizimin e një reforme të thellë dhe të plotë, e cila të përfshijë domosdoshmërisht rekomandimet e tyre, si kusht për zgjedhje të lira dhe të barabarta, të çliruara nga thonjtë e partive të vjetra anëtare të Komisionit tripartiak të Reformës Zgjedhore.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All