Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Shkodrës ku një sherr midis disa të rinjve përfundoi me përdorimin e armëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Policia bën me dije se dy personat e arrestuar janë: Gledis Ustabeqiri 26 vjeç dhe Hygert Muçaj 32 vjeç, të cilët u konfliktuan me Taulant Ahmetin. Edhe ky i fundit është shoqëruar nga uniformat blu për të dhënë dëshminë në polici.

Gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal të çastit, pasi të rinjtë i kanë thënë njëri-tjetrit “pse më shikon kështu”. Më pas personat e përmendur më sipër kanë dalë nga automjetet dhe në debat e sipër shtetasi Gledis Ustabeqiri ka qëlluar me armë.

Mësohet se ai ka deklaruar në polici se nuk ka patur qëllim të përdori armën, por gjithçka ka ndodhur pa dashje.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat