Opozita kërkon një Qeveri Kujdestare të Zgjedhjeve, dhe një drejtor të ri Policie 100 ditë para procesit. Këto janë dy nga pikat kryesore të propozimeve të bëra nga selia blu në tryezën e Reformës Zgjedhore, që lidhen me ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor.

Më konkretisht, në nenin 5/1, pika 2 kërkohet që 100 ditë (njëqind) ditë përpara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave të emërojë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ndërkaq një tjetër çështje që po merret në shqyrtim nga PD është që shkeljet zgjedhore të konsiderohen shkak për t’i shpallur zgjedhjet të pavlefshme.

Mandej opozita nxjerr si shqetësim pozicionimin e Policisë në blerjen e vota.

“Është pozicionuar si e përshirë në zgjedhje duke bërë vota për qeverinë. Një pozicionim që asnjëherë më parë nuk ka qenë i njohur për policinë as në situatat më ekstreme. Në këtë kuptim roli i saj duhet ridimensoinuar. Nga një pozicion antiligjor, okult, duhet nxjerrë në dukje veprimtaria e saj dhe duhet vendosur në pozicion monitorimi, duke mos e lejuar të abuzoje në këtë pozicionim të ri”, deklaron PD.

Kërkohet që zinxhiri KQV-polici- Prokurori, të funksionojë në gjendje alarmi përgjatë ditëve zgjedhore.

Në propozimin e demokratëve thuhet që Policia duhet të kthehet pranë Qendrave të Votimit dhe do ketë dy detyra. Në të njëjtën kohë PD kërkon prangosje në flagrancë të shkelësve ose personave që kryejnë vepra penale zgjedhore, mes të cilëve edhe individëve që shpërndajnë para.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat