Polica ka vënë në pranga një 25-vjeçar për armëmbajtje pa leje. Ndërkaq, i riu tentoi të mashtronte policinë, por gjatë monitorimit dhe kontrollit u zbulua se posedonte një pistoletë dhe fishekë pa leje.

Ndër të tjera, 25-vjeçari me inicialet A.M., kishte telefonuar policinë me pretendimin se pranë banesës së tij ndodhej një makinë dhe se dyshonte se kishte shkuar për të grabitur banesën e tij.

Pas kontrollit të policisë, në makinën e dyshimtë që pretendohej nga 25-vjeçari e mbajtën nën vazhdim të riun dhe pas disa orësh kanë ndërhyrë në aksin rrugor Sharkë-Vorë duke e kontrolluar.

Në brez të riut iu gjet një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All