Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, u solidarizua me punonjësit e nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit në Mallkastër që janë sot në ditën e tretë të grevës së urisë.

Kokëdhima mbështeti protestën e 14 kryefamiljarëve që kanë 27 muaj pa marrë rrogat dhe që janë të vendosur që ta çojnë deri në fund sakrificën e tyre, edhe pse kanë probleme shëndetësore. Ai u bëri thirrje punëtorëve që të mos tërhiqen, ndërsa u kërkoi zyrtarëve që t’i plotësojnë kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.

Reagimi i Kokëdhimës

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe pompimit të Poçemit në Mallkastër janë sot në ditën e tretë të grevës së urisë. 14 kryefamiljarët kanë 27 muaj pa marrë rrogat dhe janë të vendosur që ta çojnë deri në fund sakrificën e tyre, edhe pse kanë probleme shëndetësore. Ata ndjehen të lënduar dhe të braktisur nga autoritetet shtetërore dhe deputetët që kujtohen për ta vetëm kur ka votime.

‘Zgjidhja’ solidarizohet me punonjësit, duke u bërë thirrje që ta çojnë deri në fund protestën e tyre, ndërsa u bën apel zyrtarëve që i shikojnë njerëzit vetëm si hambar votash që t’i plotësojnë kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat