FRPD zgjidhet anëtar me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Kryetari i Forumit, Belind Këlliçi shprehet se nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen.

“Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për Forumin Rinor të Partisë Demokratike por dhe për çdo student shqiptar që aspiron Shqipërinë si Europa ????

Është zyrtare tashmë: FRPD është zgjedhur anëtare me të drejta të plota në forumin zyrtar studentor të Partisë Popullore Europiane, familjen e madhe të EDS!

Falenderime pafund për miqtë tanë europianë! Falenderime të përzemërta për European Democrat Students, në mënyrë të veçantë për Kryetarin Carlo Angrisano, i cili që nga dita e parë e zgjedhjes së tij në krye të EDS, ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Falenderime pafund për ish Kryetarin Virgilio Falco, një mik i vyer i FRPD, i cili jo vetëm nisi procesin formal të anëtarësimit tonë, por qëndroi krah nesh duke luftuar për një Shqipëri Europiane.

Nga sot studentët shqiptarë do të kenë mbështetje, aleatë dhe ndihmë në sfidat me të cilat përballen brenda dhe jashtë vendit, studentët europianë, pjesë e familjes më të madhe politike që ka Europa.

Te sjellim vlerat Europiane në Shqipëri dhe t’a çojmë Shqipërinë në Europë është misioni dhe identiteti ynë. Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, studentët, gjimnazistët, që punojnë çdo ditë për ta bërë realitet ëndrrën tonë europiane! Faleminderit Besart Xhaferri dhe Imanuel Çaushaj për punën, lodhjen dhe kontributin tuaj në EDS. Pa punën tuaj dhe shpirtin e skuadrës, asgje nuk do të ishte e mundur.
FRPD ??” thekson Belind Këlliçi.

1 of 5
-+

Tags:Belind KëlliçiFRPD

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All