Në betejën kundër asaj që e cilëson si grusht shteti të Rilindjes ndaj drejtësisë, Ilir Meta thirri në ndihmë edhe Lulzim Bashën dhe aleatët e tij opozitar.

Kryedemokrati iu përgjigj menjëherë thirrjes së Presidentit duke njohur edhe drejtuesit e tjerë te opozitës me shqetësimin e kreut te shtetit.

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte dhe prova tronditëse. Ky është ashtu siç e cilëson edhe Presidenti një grusht i pastër institucional, shteti. Nuk bëhet me të vërtetë me ushtri dhe me tanke, por bëhet me shërbëtor të bindur të qeverisë në organet e reja të drejtësisë”, shprehet Lulzim Basha.

Lulzim Basha foli me gjuhën e Ilir Metës, i cili përmes zëdhënësit të tij paralajmëroi socialistët se bashkë me popullit do të shpërndajë Parlamentin.

“Do të marrim çdo vendim si opozitë duke i bërë thirrje çdo qytetari, përtej bindjeve politike, që hapa të tillë që shkatërrojnë themelin e demokracisë, Kushtetutën, të ndeshen me bashkimin më të madh qytetar dhe me rezistencën më të madhe qytetare. Për ne më 18 shkurt të vitit 2019 për ne ky parlament është shpërndarë, nuk ekziston më”, është shprehur kreu i PD-së.

Ilir Meta në takimin me kryedemokeatin foli për shpartallim me disa dekrete te grushtit te shtetit, ndërsa Lulzim Basha për rotacion te pashmangshëm.

“Edi Rama i ka bërë hesapet gabim. Ia kam thënë para një muaji, po ja përsëris: Nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë rotacionin. Unë mbetëm i përkushtuar që procesin ta përfundoj me mjete politike. Do të bëj gjithçka që kjo të vijë me koston më të vogël për shqiptarët. Por bashkimi ynë do të jetë i madh. Do ti tregojë vendin secilit prej asaj dyzine të qelbur, hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë se me makinacione dhe me paratë e krimit do të ndalin rotacionin”, shprehet Basha.

Pas takimit Meta-Basha, në SPAK mbërriti kallëzimi shtesë për kreun e KED-së Ardian Dvorani, me firmën e Presidentit./TopChanel/

Flash Lajme

Më të lexuarat