Arrest me burg për 6 zyrtarë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Shembjet dhe viktimat në qytetin  e Durrësit janë bërë shkak që  Gjykata e Durrësit të caktojë në mungesë masën ‘arrest me burg’ për ish-kreun e ALUIZNI-t dhe 8 të tjerë.

Pas tërmetit, në vazhdën e hetimeve, prokuroria lëshoi 17 urdhër-arreste, duke kërkuar edhe burg për një pjesë të tyre. Konkretisht, u kërkua burg për ish-kreun e ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdilajd Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitektë, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona.

Zyrtarët e shpallur në kërkim pas tërmetit

Rasim Shehu, ndërtuesi i objektit të familjes Lala

Flamur Gjuzi, ish drejtori i ALUIZNI-t

Artur Çela, ish-drejtor i inspektoratit ndërtimor urbanistik Durrës

Aldo Dakovelli, shef sektori në Kadastrën e Durrësit

Artemis Malko (specialist ALUIZNI)

Skerdi Bello, specialist i Aluizni

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat