Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një ndërtesë.

Paraprakisht bëhet me dije se vajza ka rënë nga një lokal që ndodhej në katin e 6-të të një ndërtese.

Mësohet se e reja ka rënë nga kati i 6-të në shesh-pushimin e katit të dytë të ndërtesës. Raportohet se ajo është dërguar në Spitalin Rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, por grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat