Gazeta më e madhe në botë “New York Times”, si dhe më shumë se 40 media të tjera ndërkombëtare kanë pasqyruar ditën e sotme padinë që Presidenti Ilir Meta bëri ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe zyrtarëve të tjerë të kësaj ministre.

Gazeta “New York Times” shkruan se kreu i shtetit shqiptar ka paditur ministren e Drejtësisë dhe zyrtarët e tjerë të lartë për shkelje të Kushtetutës. “Ilir Meta i akuzon të tre për “rrëmbim, të hapur dhe në mënyrë mafioze” të kompetencat që i janë dhënë presidentit nga Kushtetuta”,- thuhet në shkrimin e gazetës së njohur amerikane.

Në artikullin e saj, “New York Times” shkruan se kreu i shtetit ka denoncuar publikisht dhe lidhjet e mazhorancës së Partisë Socialiste me krimin e organizuar dhe sjelljen mafioze të pushtetit të kryeministrit Edi Rama.

(Në foto: Mediat ndërkombëtare që kanë pasqyruar padinë penale të kreut të shtetit)

Lexoni edhe..

Presidenti padit ministren në SPAK: Më 2 mars në sheshin e betejës së vërtetë. Rreziku më i madh, murtaja që quhet Rilindje

Çfarë dokumentesh ka në çantën misterioze të Këshilltarit të Presidentit?

Presidenti dorëzon padinë për ministren, bën simbolin e shqiponjës para se të hyjë në SPAK

Padia në SPAK. Ja veprat penale që ka kryer ministrija Gjonaj

4 akuzat ndaj ministres Gjonaj, sekretarit Deva dhe drejtoreshës së Botimeve Zyrtare

Flash Lajme

Më të lexuarat