Qendra Kombëtare e Urgjencës  u ka bërë thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik për virusin vdekjeprurës. Nëpërmjet një njoftim në faqen zyrtare, Urgjenca shkruan se nuk as një rast të konfirmuar me koronavirus.

Sakaq thotë se është e nevojshme të ndiqen të gjitha udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Po ashtu Urgjenca sqaron edhe simptomat që ka një person i cili është mbartës i virusit COVID-2019

Njoftimi i plotë:

Mos krijoni panik, Shqipëria nuk ka ende asnjë rast të konfirmuar me KORONAVIRUS (COVID-2019)

Alarmi se Shqipëria mund të jetë prekur nga Koronavirusi, ka krijuar panik te qytetarët gjë e cila ka rritur ndjeshëm numrin e thirrjeve në Njësinë e Koordinimit pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Vetëm në dy ditët e fundit, janë regjistruar rreth 100 thirrje që kërkojnë informacion rreth këtij virusi apo këshilla sesi ta parandalojnë atë. Normalisht është e drejta e të gjithë qytetarëve të kërkojnë informacion dhe padiskutim i gjithë stafi mjekësor i QKUM është i gatshëm të informojë dhe këshillojë të gjithë qytetarët që kanë nevojë apo paqartësi.

Por nuk ka vend për panik dhe as për dyndje në urgjencat e spitaleve, pasi jemi në sezon virozash gripale dhe mund të kemi të bëjmë me një grip të thjeshtë. Nuk ka arsye të shqetësohen qytetarët që nuk kanë lëvizur nga vendi, pasi nuk ka asnjë mundësi që të jenë të infektuar nga ky virus.

Ndërsa ata që kanë lëvizur në zona të prekura në vendet ku është shfaqur koronavirusi, si masë paraprake për parandalimin e infektimit të personave të tjerë, duhet të vetëizolohen. Këto dy ditë ka pasur rreth 35 të skeduar që kanë ardhur nga këto zonat e Italisë. Vijnë në një zonë ku ka pasur të prekur. Nëse kanë ardhur nga këto zona ku ka të prekur dhe nuk kanë shenja dhe simptoma, duhet të vetëizolohen, të rrinë në banesë të mos lëvizin, të ajrosin banesën, të hanë shëndetësim dhe të dezinfektojnë ambientet ku rrinë dhe të presin 14 ditëshin. Në rast përkeqësimi duhet të telefonojnë 127.

Përcaktimi i rastit të dyshuar për(COVID-2019): Temperaturë, Kollë dhe që ka kërkuar shtrim në spital), Një person me infeksion respirator akut të rëndë (SARI). Persona në udhëtim ose resident në zonën e rrezikut të kinës në 14 ditët e mëparshme dhe shfaqja e simptomave. Personel mjekësor që ka punuar në ambiente ku janë kuruar pacientë me infeksione respiratore akute të rënda me etiologji të panjohur. Një person me patologji respiratore akute me të paktën një nga kushtet e mëposhtme. Kontakt të ngushtë me persona të mundshëm ose të konfirmuar me infeksion nga COVID-2019 në 14 ditët e kaluara me shfaqjen e simptomalogjisë. Ka vizituar ose punuar në një merkato kafshësh të gjalla në provincën Wuhan.  Ka punuar ose frekuentuar një strukturë shëndetësore në 14 ditët e kaluara nga shfaqja e simptomatologjisë ku ka kanë qenë të shtruar pacientë me infeksione

KoronavirusindiqniPanikuudhëzimetUrgjenca e Tiranës

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All