Edhe pse Franca ka treguar një luhatje të qëndrimit të saj për sa i përket negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duket se nuk mund të ketë të njëjtin imapkt te Holanda.

Vetëm dje, në përfundim të mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të BE-së, Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, deklaroi se për Shqipërinë nuk ka ende një dritë jeshile.

Ministri Blok, tha se ata presin më shumë punë nga Shqipëria në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Qartësisht, nuk ka ende dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Drita jeshile vjen kur të përmbushen kriteret.

Për Holandën, Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kushtet, por për Shqipërinë presim më shumë rezultate”, deklaroi Blok. Ndryshe nga ministri i Jashtëm i Holandës, ai gjerman, Michael Roth, u shpreh se tashmë është momenti që vendet e BE-së të mbajnë premtimin për çeljen e negociatave me dy vendet. Roth vlerësoi reformat e ndërmarra nga dy vendet sa u përket luftës së krimit dhe korrupsionit.

“Tashmë vendet anëtare të BE-së duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të përmbushin premtimin tonë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Po presim edhe raportet e Komisionit Europian në fillim të marsit, që do të përbëjë një bazë të mirë për vendimmarrjen pasi, të dy vendet kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme sa i përket luftës ndaj korrupsionit”, tha Roth.

Sekretarja kroate e Shtetit për Çështje Europiane, Andreja Metelko-Zgombiæ, tha se qëllimi i presidencës është hapja e negociatave me të dyja vendet njëherësh. “Komisioni po pret tani përditësimet mbi procesin e reformave në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Qëllimi i presidencës është t’i hapë rrugën, mbi bazën e këtyre përditësimeve dhe metodologjisë së re, diskutimit gjithëpërfshirës me një qasje pozitive për vendimin e negociatave për këto dy vende”, tha Metelko-Zgombiæ.

Sakaq, në mbledhjen e djeshme, ministrat e Jashtëm të BE-së mbështetën metodologjinë e re të zgjerimit. Gjatë takimit në Bruksel u theksua se reforma e metodologjisë së pranimit duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Shumica e vendeve të BE-së janë kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat