Mësohet se Henri Çili është ndaluar nga policia orët e para të mëngjesit të sotëm për llogari të Prokurorisë së Përmetit me akuzën për korrupsion te organet e drejtësisë.

Burimet thanë për News24 se bashkë me Çilin janë kapur dhe 7 persona të tjerë, mes tyre dhe një avokat, të cilët dyshohet se janë transferuar nën forca të shumta policore drejt Gjirokastrës. Ndërkohë ka dhe disa persona të shoqëruar. Raportohet se Çili kishte ushtruar ndikim tek një gjyqtar për të liruar anëtarët e grupit së Lazaratit. Mësohet se Çili ka pasur komunikime me babanë e Alban dhe Arbjon Alikos të arrestuar për vra sjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Po ashtu ka dyshime se Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera me premtimin se do e ndihmonte të nxirrte nga bu rgu dy djemtë e tij. Çili dyshohet se i ka premtuar se do të ndikonte në vendimin e gjykatës.

Flash Lajme

Më të lexuarat