Tre persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas një shpërthimi në një gurore në Krujë humbi jetën një 55-vjeçar dhe u plagos një tjetër.

Në njoftimin e policisë së ditës së djeshme thuhej se gjatë montimit të minave elektrike, aksidentalisht, Asllan Jaupit i ka shpërthyer njëra prej tyre, duke gjetur kështu dhe vdekjen.

Si pasojë e aksidentit i plagosur mbeti shtetasi Gani Demnushi, 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Krujë

Arrestohet në flagrancë përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë. Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë, punonjës të firmës.

Si dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, me detyrë administrator dhe drejtues teknik.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.

B. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.

G. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:

K. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat