Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozet, ku dy të rinj humbën jetën si pasojë e një atentati.

Raportohet se rreth 13-14 persona janë shoqëruar në lidhje me vrasjen e dyfishtë ku humbën jetën Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç.

Dyshohet se atentati ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës pasi Dorjan Shkoza, njëri nga viktimat e atentatit rezulton të jetë i dënuar më parë 8 vite për drogë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi dje rreth orës 18.55 në lagjen numër 14 në Shkozet, në zonën e Nishtullës, një automjet i tipit “Benz” me xhama të zi iu është afruar dy të rinjve, në momentin kur ato po qëndronin të palëvizur në trotuar, dhe persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi ta.

Pak orë pas atentatit, automjeti me të cilin dyshohet se autorët kanë kryer krimin u gjet i djegur buzë një rrugë në Rrogozhinë. Raportohet se automjeti “Benz” me targat AA 639 ZE ishte i vjedhur.

Mësohet se mjeti i është vjedhur shtetasit me iniciale R.L dhe burime të policisë bëjnë me dije se R.L. është banor i fshatit Sineballaj të Rrogozhinës, i cili ka kryer dhe denoncimin në polici.

Pas të shtënave ka mbetur i vdekur në vend shtetasi Dorian Shkoza, ndërsa u plagos rëndë 24-vjeçari, i cili u dërgua me urgjencë në spital nga persona të lagjes por ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se 35-vjeçari është prind i dy fëmijëve, ndërsa 24-vjeçari kishte disa ditë që ishte kthyer nga Britania e Madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All