Mbrëmjen e sotme, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë, në vendin e quajtur “Meteor”.

Duke iu referuar njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi me iniciale R.D.

, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka goditur me pasojë vdekjen e shtetasit me inicialet A.D., 40 vjeç banues në fshatin Tapi, Kuçovë.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat