Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në autostradën Durrës-Tiranë. Duke u referuar njoftimit të policisë, një 21-vjeçare teksa po drejtonte mjetin, në rrethana të paqarta ka aksidentuar për vdekje një person.

Njoftimi i policisë:
Me datë 06.03.2020, rreth orës 20:35, në autostradën Durrës-Tiranë, një mjet me drejtuesen shtetasen K.G., 21 vjeçe, në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.6 për veprime të metejshme. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All