Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur dje në një familje në Durrës, ku një 50-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten ka tentuar të vetëvritet.

Raportohet se gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, në Durrës, shtetasi Artan Hasa 50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj  bashkëshortes së  tij, E.H.,42 vjeçe.

Mësohet se çifti ka patur konflikte të herë pas hershme. Ata ishin prindër të katër fëmijëve, punonin në qytetin e Durrësit 50-vjeçari si shofer , ndërsa gruaja e tij kuzhiniere në një lokal në zonën e plazhit.

Mbrëmjen e djeshme, në prani të fëmijëve,  pas një konflikti verbal,  50-vjeçari ka goditur bashkëshorten me bishtin e sëpatës duke i shkaktuar gjendje të fikti. Në gjendje të rënduar psikologjike, pasi kujtoi se kjo e fundit kishte humbur jetën tentoi të vrasë veten por ka shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të fqinjëve dhe forcave të policisë.

Kanë qenë 2 prej fëmijëve të tyre dhe fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë. Ndërkohë gruaja është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 50-vjeçari është arrestuar nga policia.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 06.03.2020, rreth orës 22:15, në lagjen nr.13, Durrës, shtetasi A.H.,50 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E.H.,42 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Më pas shtetasi A.H., ka tentuar të vetëvaret, por është shpëtuar në kohë nga forcat e policisë të cilët më pas e kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat