Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’ i bëri thirrje zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që të ndihmojë shqiptarët për përballimin e koronavirusit. Ai shpërndau denoncimin e dy pacientëve të parë të shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT, ku babë e bir, V.K dhe P.K, shqiptarët e parë të infektuar zyrtarisht me COVID-19, treguan kushtet skandaloze në dhomën e Infektivit, ku mungon ngrohja dhe shërbimi.

  ‘Zgjidhja’ i bëri thirrje zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë që të mos habitet më me mungesën e të infektuarve, por të ofrojë ndihmë urgjente për Shqipërinë, që ajo të mos kthehet në vatrën e virusit në rajon.

Reagimi i Kokëdhimës

Këto pamje nga Spitali Infektiv në QSUT, ku gjoja ishte ngritur karantina urgjente për të prekurit nga koronavirusi, tregojnë se si po e ‘lufton’ epideminë qeveria e Rilindjes. Babë e bir, V.K dhe P.K, shqiptarët e parë të infektuar zyrtarisht me COVID-19, kanë  kërkuar ndihmë nga media për marrjen e shërbimit mjekësor. Ata tregojnë me video kushtet skandaloze në dhomën e Infektivit, ku mungon ngrohja dhe shërbimi. Thonë se, pasi kanë marrë mjekimin e parë, askush nuk është interesuar më për ta.

Këto dëshmi nuk duhet të habitin askënd. Qeveria i ka falimentuar të gjitha shërbimet publike, sepse i ka devijuar fondet te koncesionet e PPP-të dhe nuk ka asnjë plan dhe strategji për të parandaluar gjendjet e jashtëzakonshme. Ajo bën vetëm propagandë, për të fshehur të vërtetat e hidhura dhe për të manipuluar publikun.

‘Zgjidhja’ i bën thirrje zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë që të mos habitet më me mungesën e të infektuarve, por të ofrojë ndihmë urgjente për Shqipërinë, që ajo të mos kthehet në vatrën e virusit në rajon. Mbyllja e shkollave apo shmangia e grumbullimeve të njerëzve është një masë e paraprake, por infrastruktura shëndetësore e përgatitur dhe reagimi i saj i shpejtë janë vendimtare për parandalimin e pasojave në njerëz dhe përhapjen e epidemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat