Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe ‘Biznes Albania’ i kërkuan sot qeverisë disa lehtësi që do të ndihmonin në këto ditë të vështira. Përmes një deklarate, partia ‘Zgjidhja’ deklaroi se i mbështet kërkesat e biznesit drejtuar qeverisë për të ulur sadopak pasojat e rënda që do të ketë në ekonominë kombëtare shpërthimi i coronavirusit.


Deklarata
Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe ‘Biznes Albania’ i kërkuan sot qeverisë disa lehtësi që do ta ndihmonin në këto ditë të vështira: Të mos paguhet tatim-fitimi dhe sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti! Pagesat e energjisë dhe gjobat e vëna biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mosfunksionimit të gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj; Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kesaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroriborit, ndërsa pagat e punonjësve të bizneseve të mbyllura të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqërore!
Partia ‘Zgjidhja’ i mbështet kërkesat e biznesit drejtuar qeverisë për të ulur sadopak pasojat e rënda që do të ketë në ekonominë kombëtare shpërthimi i coronavirusit.
Qeveritë e shumë vendeve kanë dhënë fonde shtetërore që asnjë biznes të mos dëmtohet dhe asnjë vend pune të mos mbyllet, apo kanë shtyrë me disa muaj pagesat për kreditë dhe taksat. Qeveria shqiptare, përveç një buxheti prej 400 milionë lekësh për emergjencën shëndetësore, nuk ka parashikuar fonde për të ndihmuar bizneset dhe familjet në këto ditë të vështira. Ndaj ajo duhet t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave minimaliste të biznesit vendas për lehtësi financiare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat