Partia Demokratike ka reaguar pas shkarkimit nga puna të mjekut Ilir Allkja, i cili denoncoi mungesën e veshjeve të personelit mjekësor.

Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi e ka cilësuar lirimin nga detyra të mjekut papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale në situatën kur kërkohet mobilizim i të gjithë mjekëve.

Bardhi e ka quajtur shkarkimin e mjekut hakmarrje politike të Edi Ramës, pasi ky i fundit ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura për të mbrojtur mjekët dhe personelin.

“Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura për të mbrojtur mjekët dhe personelin.  Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale.

Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht.

Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve“, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All