Italia është shteti që është goditur më rëndë nga koronavirusi. Numri i viktimave ka arritur në 2503, ndërsa numri total i të prekurve është 31 506.

Problemi më serioz që po përballon tani Italia është mungesa e vendeve për trajtim të sëmurëve rëndë.

Në Lombardi dhe Bergamo, dy zonat me më shumë të sëmurë, dje raportohej se mungonin vendet për reaminacion në sptiale.

Ndërkohë një e dhënë shqetësuese është numri i madh i mjekëve që janë infektuar. Sipas mediave italiane, në total janë 2629 mjekë që janë infektuar që nga përhapja e koronavirusit. Pra, rreth 8% e personave të infektuar janë pjesë e bluzave të bardha. Ky numër i madh e bënë edhe më të vështirë përballimin e emergjencës.

Tags:italimjekë

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All