I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, mjeku Pëllumb Pipero, ka marrë shembull konkret 100 persona të infektuar, duke thënë se nga këto 85 deri 90% nuk shfaqin shenja, por këto e transmetojnë virusin tek të tjerët.

Pipero: Unë kam marrë një shembull shumë të thjeshtë. Nëse 100 personam bien në kontakt me virusin, dhe kontaminohen, pra e marrin virusin, 90 prej tyre nuk manifestojnë sëmundjen, nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjes, por këta mund ta transmetojnë sëmundjen tek të tjerët, kjo është shumë e rëndësishme. Tek ky 10 % apo 15% që sëmuren, 80% e tyre, e kalojnë në forma të lehta, dhe vetëm 10% e këtyre bëhen kontigjent për spital, dhe vdekshmëria. Vdekshmëria po rritet nga dita në ditë, sot në Itali e ka kaluar 10%.

Flash Lajme

Më të lexuarat