Covid-19 po ‘vret’ ekonominë e Shqipërisë. Sektorë të ndyshëm po e ndjejnë që po ‘pushtohen’ nga koronavirus, por sektori më i ndjeshëm është turizmi. Për turizmin kjo është një goditje e dytë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Por çfarë do të ndodh me të, a rrezikon falimentimin ky sektor dhe çfarë kërkohet nga shteti për të ndihmuar që turizmi të ringrihet? Flasin për “Shekulli”-n Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahaman Kasa dhe operatori turistik Besnik Vathi.

Briselda Hoxha

Koronavirusi është thelbi i çdo diskutimi kohët e fundit dhe jo vetëm në Shqipëri por pothuajse në të gjithë botën. Kjo epidemi ka prekur shumë ekonominë globale dhe atë shqiptare, duke ndikuar në sektor të ndryshëm. Një ndër sektorët jetik të ekonomisë së Shqipërisë është turizmi që tashmë ka marrë një goditje të dytë në periudhë kohore të afërt. E para ishte nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, ku pësoi shumë dëme dhe po punohej për të marrë masat e duhura që këtë verë Shqipëria të ishte e gatshme për të pritur turistët, mirëpo kjo gjë u la mënjanë pasi një goditje tjetër erdhi për bizneset dhe për ekoniminë shqiptare kohët e fundit e cila sërish goditi edhe turizmin. Bëhet fjalë për epideminë e Covid-19 që ka ‘pushtuar’ botën dhe vazhdon akoma ta bëj. Shqipëria deri tani ka 64 të prekur nga ky virus dhe ndër to janë regjistruar edhe 2 viktima. Qeveria ka marrë masa shtrënguese për qytetarët dhe bizneset duke u munduar kështu për parandalimin e koronavirusit në Shqipëri. Pezullimi i çdo aktiviteti dhe izolimi në shtëpi është kryesorja që shoqërohet me një paketë masash të marra për çështje të caktuara. Përsa i përket turizmit, operatorët shprehen se ky sektor është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj krize në të cilën jemi të përfshirë. Ata vlerësojnë se sezoni veror ndoshta nuk do të jetë i mundur këtë verë por mungesa e tij është një humbje shumë e madhe si për sektorin ashtu edhe për ekonominë e vendit. Operatorët shprehin shqetësimin se turizmi është në kolaps dhe rrezikon falimentimin nëse nuk merren masat që duhen. Sipas tyre, turizmi nuk është një sektor që mund të ringrihet menjëherë në momentin që rifillon jeta normale, por atij i duhet kohë që të ringrihet. Edhe në shqipëri, kërkohet një ndihmë nga shteti duke marrë shembull shtetin Italian ku, kryeministri Giuseppe Conte, ka ofruar një paketë me 25 miliardë euro dhe gjithashtu  shteti vendosi që të pezullohen kontributet në nivel kombëtar. Dekreti i parë legjislativ parashikon masa për sektorin e turizmit në të gjithë Italinë, me pezullimin e tatimit në burim dhe pagesave të kontributeve për sektorin e hotelerisë. Pra, edhe turizmi në Shqipëri ka nevojë për masa lehtësuese dhe mbështetëse. Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahaman Kasa flet për “Shekulli”-n dhe thotë se nëse shteti ose një forcë madhore në rastin tonë, nuk lejon të bësh biznes dhe kjo pastaj vjen edhe si pasojë e masave shtrënguese që shteti ka marrë, duke i detyruar edhe shumë biznese të tjera të mbyllen me ligj, normalisht që edhe marrdhëniet financiare mes shtetit dhe biznesit, ndërpriten. Pra sipas tij, këto janë gjëra që rregullohen nga shteti nëpërmjet një pakete financiare. Kasa thotë se sektori i turizmit ndikon shumë në ekonominë e vendit pasi në Shqipëri hyjnë 2 miliardë euro vetëm nga jashtë.
Nga ana tjetër, operatori Besnik Vathi flet për “Shekulli”-n dhe shqetësimin e turizmit e ndanë në tre periudha, e para është se anulimet e rezervimeve kanë filluar që në janar nga frika, qëkur u anuluan fluturimet drejt Kinës. Pjesa tjetër është situata aktuale që normalisht pezullimi i aktivitetit nuk ka si të prodhojë punë apo të ardhura, dhe e treta është ajo që pritet të vijë pasi të rifillojë jeta.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahaman Kasa

Kryetari Rrahman Kasa, thotë se turizmi është në kolaps dhe duhet që patjetër të eliminohen detyrimet fiskale. Ai thotë se nuk ka arsye pse të paguhet tatim-fitim, nuk ka arsye që të paguhen taksa të tjera dhe përveç kësaj, kërkohet ndihma e shtetit që biznesi të mbijetojë sepse përndryshe do të shpallë falimentin, pra, të kërkojë subvencionim për pagat, të mos paguaj taksën e pronësisë, qeranë. Këto janë gjëra që rregullohen nga shteti nëpërmjet një pakete financiare. Kasa thotë se sektori i turizmit është i lidhur zinxhir, pra hotelet, guidat, agjencitë, transporti, të gjitha janë të lidhura me njëri-tjetrën dhe meqë nuk kanë aktivitet nuk do të kenë as të ardhura dhe do të shkojnë drejt falimentimit. Kryetari shprehet se në ekonominë e Shqipërisë, nga turizmi hyjnë 2 miliardë euro vetëm nga jashtë.

“Ne ia kemi dhënë qeverisë të shkruara kërkesat tona, për shkak të situates së krijuar, turizmi është në kolaps. Jo vetëm turizmi, por e gjithë ekonomia, por turizmi është sektor më i ndjeshëm nga të tjerët dhe është prekur më shumë dhe aktualisht nuk kemi asnjë grup të konfirmuar për tre muajtë në vazhdim, pra deri në fund të majit. Përsa i përket qershorit kemi disa rezervime, por edhe ata do të jenë në varësi të situatës, pasi varen nga fakti se si do të jetë ecuria e kësaj epidemie, pra të koronavirusit. Jemi në diskutime për Charter-at që vijnë për pushime gjatë sezonit veror dhe kjo është pjesa më e vështirë pasi kompanitë ose operatorët ndërkombëtar kanë rezervuar dhomat me kontrata garancie që do të thotë që kanë paguar dy këstet të vlerës totale të kontratës, gati 40-50%. Në rast se situata nuk do të përmirësohet, atëherë sipas ligjeve ndërkombëtare dhe sipas pikave të kontratës t’u kthehen paratë që kanë paguar. Sepse hotelet i kanë marrë paratë dhe i kanë investuar dhe është shumë problem gjetja e parave për t’jua kthyer atyre, pra kjo është pjesë e vështirë. Mungesa e aktivitetit është një pjesë tjetër e vështirë pasi nuk ka kuptim që një agjenci turistike të jetë e hapur kur nuk ka avion, mjete transporti dhe kufinj të hapur, kështu që as agjencia nuk ka çfarë bën, detyrimisht duhet të jetë e mbyllur dhe duhet të dërgojë puntorët në shtëpi. Po ashtu e njëjta situatë edhe për hotelet dhe për këtë arsye ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndihmojë nëpërmjetë një pakete financiare biznesin e turizmit. Patjetër që duhet të eliminohen detyrimet fiskale për turizmin sepse në momentin që marrëdhëniet e biznesit janë të ndërprera, atëherë shteti nuk ka çfarë kërkon, sepse nëse shteti ose një forcë madhore në rastin tone, nuk lejon të bësh biznes dhe kjo pastaj vjen edhe si pasojë e masave shtrënguese që shteti ka marrë, duke i detyruar edhe shumë biznese të tjera të mbyllen me ligj, normalisht që edhe marrdhëniet financiare mes shtetit dhe biznesit, ndërpriten. Pra nuk ka arsye pse të paguaj tatim-fitim, nuk ka arsye që të paguaj taksa të tjera dhe përveç kësaj, kërkohet ndihma e shtetit që biznesi të mbijetojë sepse përndryshe do të shpallë falimentin. Pra, të kërkojë subvencionim për pagat, të mos paguaj taksën e pronësisë, qeranë. Këto janë gjëra që rregullohen nga shteti nëpërmjet një pakete financiare. I gjithë sektori i turizmit ka rrezik për falimentim dhe kjo varet nga zgjatja e situatës. Sektori i turizmit është i lidhur zinxhir, pra hotelet, guidat, agjencitë, transporti, të gjitha janë të lidhura me njëri-tjetrën dhe meqë nuk kanë aktivitet nuk do të kenë as të ardhura dhe do të shkojnë drejt falimentimit, sidomos hotelet që kanë marrë para nga kontratat e këtij viti. Sektori i turizmit ndikon shumë në ekonominë e vendit pasi në Shqipëri hyjnë 2 miliardë euro vetëm nga jashtë.”

Operatori turistik Besnik Vathi

Operatori Besnik Vathi e ndan situatën e krizës në 3 periudha, periudha para, periudha aktuale dhe periudha pas. Sipas tij, secila nga këto ka vështirësi dhe ai shprehet se kriza për turizmin ka filluar që në muajin janar pasi filluan anulime rezervimesh nga frika, ndërsa tani vazhdojnë përsëri dëmet pasi cdo gjë është e pezulluar dhe të gjitha zyrat janë të mbyllura. Përsa i përket pjesës tjetër, e cila ka të bëj për periudhën kur të kalojë kjo situatë dhe t’i rikthehemi jetës, Vathi thotë se do të jetë shumë vështirë që turizmi të ringrihet pas kësaj situate kaq të vështirë. Sipas tij, duhet të analizohen dëmet dhe të hiqen detyrimet fiskale. Operatori thotë se në sektorin e turizmit, shumë agjenci rrezikojnë falimentimin.

“Të kërkosh se sa e duam listen e masave nga shteti është shumë e thjeshtë, por realisht duhet të analizohen dëmet dhe nëse dëmet janë të mëdha të një sektori apo biznesi, duhet të hiqen fare detyrimet fiskale.  Edhe parashikimi për rezultat i këtij viti del negativ, pra analizë biznes për biznes. E them këtë sepse biznese të ndryshme kanë pësuar dëme të ndryshme në sektorin e turizmit. Bëhet fjalë për një grup biznesesh të cilat e pësuan dëmin edhe nga frika që po vinte, nga ndërprerja e rezervimeve dhe udhëtimeve jashtë vendit shumë kohë para se të trokiste në Shqipëri, apo para se të mbylleshin zyrat, që në muajin shkurt dhe në janar që u ndërprenë fluturimet drejtë Kinës dhe njerëzit kishin frikë të rezervonin dhe të udhëtonin, pra bëhet fjalë për një periudhë paraprake, kjo është pjesa e parë. Pjesa e dytë është gjatë kohës që po ndodh, që janë mbyllur zyrat dhe përsëri dëmet vazhdojnë. Edhe pjesa tretë është se edhe nëse rifillon jeta, turizmi nuk fillon menjëherë, turizmi është një sektor që kërkon kohë të ringrihet. Ka afatet, ka periudhat e veta, nëse nuk bëhen rezervimet për në pranverë, humb edhe vera, është vështirë të kesh sezon turistik gjatë verës nëse nuk ke edhe rezervime gjatë kohës që çdo gjë është e mbyllur, apo gjatë kohës që frika për të udhëtuar ekziston për të gjithë. Prandaj dhe them që dëmet janë të mëdha dhe të ndryshme në të tre periudhat dhe në sektor të ndryshëm, sepse për shembull ka vende që mjafton që të hapësh nesër restoriantin dhe mbushet plotë. Por  nuk është e thënë që ne që merremi me sjelljen e turistëve ose dërgimin e turistëve të nesërmen që hapet, të fillojnë të udhëtojnë. Agjencitë tursitike rrezikojnë falimentimin, dhe nuk është vetëm te 1 apo 2 agjenci, por në të gjithë sektorin e turizmit. Sepse ky sektor nuk është se ka thjesht 3-4 kompani, por ky sektor ka me qindra të vetëpunësuar që kanë hapur një agjenci dhe punojnë 2-3 veta që janë pjestarë të një familjeje apo hotele individualë, pra janë me mijëra të vetëpunësuar të cilët nëse nuk kanë punë, nuk do kenë të ardhura dhe rrezikojnë falimentimin.”

Covid-19EkonomiOperatori turistikpezullimTurizmi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat