Ndërkohë që e gjithë Shqipëria ndodhet në karantinë mes emergjencës së koronavirusit, kryeministri Rama në një dalje në “Facebook” tha se nga nesër policia nuk do të tolerojë askënd.

Javën që vjen pritet të zbatohet e njëjta masë kufizuese si dje, ku qarkullimi do të hapet nga ora 5:00 e mëngjesit deri në 13:00 të drekës, e mandej nuk do të lejohen më daljet.

“Nesër në 5 të mëngjesit do të rihapet qarkullimi për ata që shkojnë në punë dhe deri në orën 13 të drekës do të kenë plot 8 orë për të bërë pazar. Këto orare janë të imponuara nga nevoja për përballimin e një lufte të madhe. Nesër e më tej forcat e rendit nuk do të tolerojë askënd që nuk e kupton që radha nëpër dyqane dhe xhirot nëpër rrugë janë të paligjshme dhe të patolerueshme.

Të gjithë duhet të adoptohemi me orarin e ri në këtë situatë dinamike”, deklaroi ai.

“Shohin videot informative nga operacioni humanitar dhe flasin për shou. Po çfarë shou mo ju marrtë e mira. Flasin për vjedhje. Po ku e patë o ju marrtë e mira. Flasin për popullin që po vdes për bukë. Po për cilin popull kur vetë janë në shtëpi dhe flasin me I-phone. Flisni për mua sa të doni por respektoni ata që po shkojnë shtëpi në shtëpi.Ne po bëjmë gjithçka dimë dhe mundemi. Nuk duam as lëvdata dhe medalje, pasi kjo është detyra jonë. Në këto kohë të mallkuara duhet respekt dhe mirënjohje”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat