Një tjetër rast me koronavirus është regjistruar në Lezhë, duke bërë që numri I të infektuarve në rang kombëtar të rritet, dhe kjo pritet të konfirmohet në deklaratën e orës 11 nga Ministria e Shëndetësisë.

Paraprakisht thuhet se e infektuara ka qenë paciente në pavionin e ortopedisë, dhe dyshohet të jetë ajo që ka infektuar edhe stafin mjekësor në Lezhë.

Pacientja ishte e shtruar në pavion e ortopedisë ku i është nënshtruar një operacioni, simptomat nuk kanë qenë të dukshme se mund të jetë e prekur me Covid 19, por me kalimin e ditëve i është shtuar temperatura dhe mjekët i kanë bërë tamponin ku ka rezultuar positive, shkruan TCH.

Ajo ka qëndruar disa ditë në pavion ku mund të ketë infektuar dhe stafin mjekësor.

Këta të fundit kanë kryer tamponet dhe pritet rezultati i tyre, ndërkohë pavioni i ortopedisë është mbyllur.

Kujtojmë se edhe në Elbasan u shtuan 2 raste të reja me koronavirus, ku dy vëllezërit 22 dhe 25 vjeç rezultuan pozitivë.

Deri dje numri I të infektuarve në vendin tonë ishte 146.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All