Drejtori i spitalit të Shkodrës, doktor Ardian Dajti mes emocionesh lajmëroi në Facebook se stafi i tij dhe ai kanë dalë negativ në testin për covid-19.

Dajti dhe një pjesë e stafit kanë qëndruar prej disa ditësh në shtëpi sepse kanë dyshuar se mund të jenë të prekur nga Covid 19.

Statusi në Facebook

Te dashur miq!

Nuk e di pse mu ngulit ne mendje nje krahasim mes 2 fjaleve me kuptim mohues “kot” dhe” neg/ativ”  por me nje ngarkese emocionale pozitive te papare.

Ne vitin e mbrapshte 97 kur degjonim bori makinash do te nenkuptoje “behu gat”,”plasi” etj etj. Dilnim te dritarja e dhomes, prisnim. Kur makinat me bori te takuar kalonin spitalin drejt zones industriale pyesnim cfare ishte? KOT,KOT. e imagjinoni lehtesmiin tone si staf…..

….te njejten gje sapo perjetova tashi. Pas rreth 20 ore pritje ne ankth morem lajmin NEG/ATIV. Cfare lumturie !

Ndjenjat njelloj si atehere…mosha jo…

Tags:Ardian Dajti

Flash Lajme

Më të lexuarat