Themelues i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, i është drejtuar kryeministrit Rama, ndërsa thotë se e ka “detyrim të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë”.

Me një shënim në facebook, Abazi shkruan se kanë folur politikanë e diplomatë nga vende të tjera , si Gjermania e Franca, deri dhe Amerika, “ndërkohë që Rama hesht”.

“Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”, shkruan Abazaj.

Postimi i plotë:

KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat