Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Golem të Kavajës. Policia njofton se pas një konflikti të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun.

Falë reagimit në kohë të policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve, ndërsa u arrestua në flagrancë autori me iniciale S. M., 41 vjeç, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Gjatë kontrollit të banesës në banesën e shtetasit S. M., policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kavajë, pas njoftimit të marrë së në fshatin Kryemëdhenj, Golem, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie, mes dy familjeve dhe se njëri prej personave kishte goditur me sëpatë komshiun e vet, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë reagimit në kohë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve. Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë. Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat