Agjencia e Prokurorimeve Publike ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë tenderët që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin. APP konfirmon përmes një njoftimi në faqen zyrtare se do të vijohet me tenderët që kanë të bëjnë me shërbime dhe materiale që plotësojnë nevojat për përballimin e krizës së koronavirusit.

 Të gjitha autoritetet kontraktore urdhërohen të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu bëhet me dije se do të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë”, njofton APP.

Sakaq, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online me drejtuesit e bankave në vend, në vijim të masave për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka bërë me dije se është diskutuar për vënien në lëvizje të instrumentit të garancisë për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë për shkak të situatës së paralizuar nga pandemia. Po ashtu, theksoi se paketa ekonomike do të zgjerohet në muajin prill.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.

Gjithashtu sot, më datë 1 prill, një urdhër i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njofton se të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar  COVID-19.

Kujtojmë që në urdhin e parë të marrë pasu u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri ishte deri në datë 23 mar, pra u mbyllën për dy javë. Mirëpo më pas kishim një urdhër të dytë i cili njoftoi se shkollat do të shtyheshin prap deri më 3 prill.

Mësimi është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet. Sakaq, dimë që shkollat janë mbyllur prej datë 9 mars.

Njoftimi i plotë nga Agjencia e Prokurimit Publik

Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: [email protected]

Urdhri i firmosur nga Ministrja Ogerta Manastirliu 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat