Kryeministri Edi Rama ka deklaruar me numra sesa shqiptarë do të kishte marrë me vete koronavirusi, nëse nuk do të merreshin masa shtrënguese. Në një lidhje me emisionin Zonë e Lirë, kryeministri deklaroi se do të kishte rreth 18 mijë të vdekur nëse Shqipëria do të ishte pa masa.


“Nëse nuk do kishim marrë masa sot në Shqipëri do kishin 18 mijë të vdekur. Ky është projeksioni i bërë nëse nuk do ishin marrë masa. Kaq thotë shifra, por mund të ishin dhe më shumë, pasi nuk dihej se ç’a do bëhej me virusin”, tha Rama.
I pyetur se përse qeveria nuk ka lejuar edhe spitalet private në kryerjen e testimeve për koronavirusin, Rama tha:
“Nuk kemi nevojë për këtë ndihmë në këtë formë në këtë moment. Spitalet private janë pjesë e stategjisë sonë për një fazë të dytë nëse nuk do kemi më shtretër në spitale. Testet bëhen në laborator të certifikuar nga autoritetetet ndëkrombëtare, por nëse është nevoja do i përdorim dhe kapacitetin tonë për testuar”

Flash Lajme

Më të lexuarat