“Policia me forcë, e ka hequr këtë postbllok, dhe me çfarë shpjegimi vetëm zoti e di dhe them zoti i paftë këta njerëz.”

Me këtë shprehje kryebashkiaku i këtij qyteti ka reaguar ndaj policisë, duke akuzuar se në këtë mënyrë u hoq një mundësi parandalimi i përhapjes së koronavirusit.

“Do të ishte filtër për të gjithë ata që vinin nga Italia, Greqia, Tirana, duke kontrolluar njerëzit nga stafi mjekësor dhe të shkonin te karantina që kemi ngritur pranë shkollës”, tha ai për “Ora News”.

Me këtë shpërthim të pazakontë kryebashkiaku i Poliçanit ka reaguar ndaj forcave të rendit të cilët kanë hequr postbllokun që ai vendosi në hyrje të qytetit. Sipas tij, veprimi u bë për të parandaluar koronavirusin.

Madje ai i ka kujtuar policisë se është Rama ai që bën thirrje të shpeshta për kujdes.

“Me të gjithë masat që janë ndërmarrë dhe me kryeministrin që del orë e minutë në televizion, sa dikush thotë se u mërzit televizioni, me të madhe po thotë, izolim, izolim.”

Në vendimin për të vendosur traun Zotka u shpreh se banorët e qytetit që ai drejton janë më të rrezikuarit për shkak se kanë punuar në uzinën e armëve. Policia shënoi rastin e parë sot me koronavirus, pasi sot konfirmoi me Covid-19 një 79 vjeçar, i cili ishte infektuar nga i biri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat