Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero ka treguar se si është situata në Spitalin Infektiv dhe u shpreh se ka pacientë që do dalin nga spitali, por dhe në gjendje të rëndë.

Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Pipero bëri edhe njëherë apel qytetarëve që të repektojnë masat, pasi COVID-19 është shumë tinzar.

“Situata në spitalin infektiv është komplekse. Kemi 66 pacientë të shtruar në spital. Kemi nga ato që janë presin për të dalë nga spitali të shëruar. Kemi pacientë në gjendje të mesme dhe kemi pacientë në gjendje të rëndë. Kjo është një pëndemi shumë e panjohur. Është një sëmundje tinzare pasi ta merr pacientin atëherë kur nuk e mendon. Me këtë virus nuk ka trimëri. Trimi është ai që qëndron në shtëpi”, u shpreh ndër tjera mjeku.

Në Shqipëri janë infektuar me COVID-19, 377 persona dhe janë shënuar 22 viktima. Ndërkohë 116 të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All