Lirohet nga burgu Bledar Toçi, ish-shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë disa muaj më parë.

Gjykata e Kavajës ka marrë vendim për ta lënë në detyrim paraqitje.

Ai do paraqitet në gjykatë dy herë në muaj, të hënën e javës së parë dhe të tretë të çdo muaji.

NGJARJA

Zyrtari i burgut të Durresit, Bledar Toçi, që qelloi me armen e sherbimit dhe la të vdekur në vend shtetasin Dritan Haxholli, pas përplasjes në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë, u akuzua për vrasje me dashje. Akuzën, e ngriti policia pak orë pas krimit, ku njoftoi edhe arrestimin e Tocit në spital.

Sipas organit të akuzës, nga provat e mbledhura në banesën e krimit si dhe dëshmitë e marra nga personat që kanë qenë të pranishëm në momentet e ngjarjes, është arritur në konkluzionin se vrasja ka qenë me dashje e jo në kushtet e vetëmbrojtjes, siç ka thënë para oficerëve të policisë gjyqësore shefi i sigurisë së brendshme pranë burgut në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All