Dita e hënë shënoi çmimin më të ulët të naftës në histori. Situata e paprecendetë ndodhi pasi që nga Azia, Amerika e Veriut dhe në të gjithë botën prodhuesit dhe tregtarët e naftës po kërkojnë vetëm vend për të vendosur produktet e tyre, pasi kapacitetet depozituese janë ezauruar shumë.

 

Shqipëria renditej e 12-a më e shtrenjtë në botë, sipas Global Petrol Price, nënivele të njëjta me Greqinë, Italinë, Izraelin etj. Kjo arsye lidhet me taksat e larta që shoqërojnë naftën dhe që paguhen nga çdo konsumator sa herë ai ble një litër karburant.

Po kjo situatë është keqkuptuar në vendet e tjera nga konsumatori pasi u mendua se nëse paraqiteni në një pikë karburanti, jo vetëm do të furnizoni mjetin, por edhe do të paguheni. I njëjti keqkuptim ka ndodhur edhe në Greqi dhe SHBA. Konsumatorët paraqiten në pikat karburantit, furnizohen me naftë dhe kërkojnë të paguhen. 

Momentalisht, nafta në pikat e karburantit në vend është tregtuar 159 lekë/litër nga 179 lekë/litër që ishte para pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat