Ditën e sotme kanë folur për herë të parë publikisht, prindërit e vajzës 17-vjeçare në Sarandë, e cila disa ditë më parë denoncoi për abuzim seksual 72-vjeçarin, Bajram Tufa.

Prindrit ishin në lidhje online në emisionin “Me Zemër të Hapur”, ata i kanë qëndruar faktit se vajza nuk ka thënë të vërtetën në lidhje me abuzimin e pretenduar dhe se ajo shfrytëzohet e gënjehet nga i dashuri i saj i ri. Lidhje të cilën prindërit e vajzës nuk e pranojnë dhe për çdo gjë që ka ndodhur me të miturën ata fajsojnë Gentjan Ruçin (i dashuri i vajzës).

Pasi janë dëgjuar prindërit e vajzës ka ardhur edhe reagimi i Gentjanit, i cili ka telefonuar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”.

I riu deklaroi se lidhur me këtë histori ka kryer investigime, duke siguruar që ka prova video dhe audio. Sipas tij në këtë ngjare të rëndë ka edhe efektivë të policisë të implikuar.

Pyetja: Kur e ke njohur 17-vjeçaren?

“E kam njohur një muaj e gjysmë më parë. Kemi filluar lidhjen. Kam shkuar tek prindërit. E pash vajzën shumë të vuajtur. Me lejen e prindërve e kam marrë në familjen time. Kam bashkëjetuar me të dhe aty kur filluam të njiheshim më mirë, por vura re diçka që nuk shkonte te vajza dhe fillova ta blija”-tha ai.

“I premtova shumë mbështetje dhe aty ku filloi të krijonte besim dhe kur mu hap më tregoi për jetën e saj të errët. Nuk mund ta shpjegoj se si iu futa në thelb historisë. I sugjeroj të gjithëve të presin, mos nxitohen që të mos diskriminojnë një vajzë në këtë lloj historie”-tha Gentjan Ruçi.

Pyetja: Ka edhe prova video për këtë ngjarje?

“Po, po por unë këto i kam investiguar vetë sepse ka edhe të implikuar nga uniformat blu. Ndiqni videot në vijim. Ajo kur ndjeu ngrohtësi filloi të më hapej vetë”-tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat