Vatra e re e koronavirusit në burgun 313 në Tiranë ka alarmuar institucionet shqiptare të drejtesisë, të  cilat kanë nisur hetimet. Regjimi i ashpër i ‘41 bis’ është kthyer në vend strehimi për të paraburgosurit e prekur me Covid-19.

Mësohet se të gjithë të paraburgosurit që rezultojnë pozitiv janë transferuar në mjediset e regjimit të ashpër 41 bis.

Por menjëherë sapo u konfirmua pozitiv një shtetas italian aty, ka patur reagime edhe nga të paraburgosurit.

Top Channel raporton se shërbimi i brendshëm i policisë së burgjeve ka referuar për hetime të mëtejshme 4 të paraburgosur: Redjan Rraja, Kejdi Sadushi, Arjan laçi dhe Besmir Ymeri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar policinë, ndërsa njëri prej tyre Redian Rraja madje ka kërkuar të digjej burgu sepse sipas tij duhet të largohen të paraburgosurit me Covid-19. Redian Rraja dhe bashkëpunëtorët e tij janë dërguar në izolim pas ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat