2 vëllezër nga Skrapari shkaktuan panik mbrëmjen e djeshme tek banorët e lagjes 5 shtatori. Njëri prej tyre qëlloi disa herë në ajër me armë zjarri e më pas drejt policisë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, njëri nga vëllezërit qëlloi në drejtim të tyre dhe më pas u mbyll në katin e parë të shtëpisë së tij. Në ndihmë të policisë erdhën Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA, që i bën thirrje 57-vjeçarit të dorëzohej. Pas 4 orësh negociata, të dy vëllezërit u dorëzuan dhe u shoqëruan për në komisiariat.

Sipas “Balkanweb” vëllezërit të qujatur Hasan dhe Hysen Hoxha, 57 dhe 61 vjeç, vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe gjithë ngjarja nisi nga një sherr banal mes tyre, pas së cilit ata filluan të qëllonin në ajër me armë. Në njoftimin e policisë, thuhet se 57-vjeçarit ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale,  një automatik Model 56, një krëhër me fishekë dhe 28 fishekë model 56. Ai akuzohet për ”Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat