Kreu i Partisë “Zgjidhja” i ftuar në televizionin Tema Tv, ka vënë në dukje dy probleme me të cilat është ndeshur këto kohë. Ato kanë të bëjnë me denoncimet për vjedhje në dy fshatra në Vlorë dhe me mohimin e pagesave që institucionet shtetërore u bëjnë kompanive private.

“Kam marrë shumë ankesa nga fshatrat e bregut, nga Qeparoi dhe Kudhësi, ku banorët janë të shqetësuar sepse shtëpitë e tyre vidhen çdo ditë. Kjo është një gjë shumë e rëndë. Që në kohën e pandemisë atje janë vjedhur 30 shtëpi. Në Qeparo dhe Kudhës. Qeveria të marri masa të menjëhershme që personat të dalin përpara ligjit. Në bashkinë e Himarës, u ngrit komisariati i policisë por kjo duhet të shoqërohet më masa më të forta për të mbrojtur pasurinë dhe jetën e njerëzve”, u shpreh Kokëdhima.

“Problemi i dytë është një problem për kompanitë private që nuk paguhen nga institucionet shtetërore për punët e tyre publike.  Qeveria duhet të marri masa për të ndihmuar biznesin por sot ajo nuk i paguan dhe nuk i rimburson për punët e mbartura. Është shumë përgjegjësi e rendë sidomos në këtë situatë. Duhet të listohet çdo detyrim”, vijoi kreu i partisë “Zgjidhja”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat