Avokati Zaçe Islami, i njohur për qendrimin e tij kontravers për situatën e orientuar nga pandemia Covid-19, njëkohësisht edhe një nga pjesëmarrësit e protestës së kësaj të enjteje shkruan se protesta ka motiv çlirimin nga diktati dhe diktatura.


Sipas Islamit, i cili me një përshkrim të shkurtër pasqyron fabulën e protestës, virusi është një shpikje e Diktaturës që synon të eksperimtojë me njeriun sikur të ishte kavie dhe si e tillë mesazhi ndaj Edi Ramës por dhe më gjerë është vrasja e frikës.
“Të protestosh kundër tiranisë dhe të mbrosh popullin tënd e familjen nga një sundimtar i neveritshëm është nder të të shoqërojnë në polici. Unë në radhë të parë falënderoj ata burra dhe gra që më mbështetën në protestën më qytetare duke iu dhënë një mesazh të fuqishëm oligarkëve politiko-ekonomikë, se nuk mund të na burgosin. Ne sot vramë frikën dhe i thamë Edi Ramës se nuk mund të na burgosë dhe as të na kthejë në kavie laboratori për Bill Gates”, shkruan Islami i cili fton njerëzit e lirë të vazhdojnë protestën deri në çlirimin nga diktatura.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat