Një 37-vjeçar, nga Maliqi i Korçës, u arrestua ditën e sotme nga policia, pasi është denoncuar nga vajza e tij 18-vjeçare për ngacmim seksual.

Shtetasi Rodolf Merolli u arrestua pas denoncimit dhe dëshmisë së vajzës së tij, e cila ndër të tjera ka treguar për marrëdhënien e keqe të prindërve, e për faktin se ai ishte i varur nga pija.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij 18-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.

Në dëshminë e saj vajza tregon se jeton me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi dy prindërit janë në proces divorci për shkak se grindeshin shpesh dhe nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. 18-vjeçarja është shprehur se sjellja e tij ia ka nxirë jetën dhe se ai është një mostër.

“Prej kohësh prindërit nuk shkonin me njëri-tjetrin. Grindeshin shpesh dhe babai ushtronte dhunë ndaj mamit. Ne jetojmë në Korçë me gjyshen. Ai pinte gjithmonë dhe ishte i dhunshëm. Disa herë më kërkonte të kryenim marrëdhënie. Kur isha më e vogël dhe nuk i kuptoja disa gjëra. Vendosa ta denoncoj sepse me ka nxirë jetën. E regjistrova me tel dhe dëgjohet qartë çfarë kërkon. Ai është mostër”, këto janë disa nga fjalët gjatë dëshmisë së vajzës, shkruan Abc News.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All