Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar për motive të dobëta dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë. Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Mësohet se 40-vjeçari është emër i skeduar për policinë, pasi rezulton të jetë i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

  • O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat