Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, i ka komunikuar ditën e sotme masën e sigurisë ish-drejtorit të Policisë së Vlorës. Mësohet se trupi gjykues ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Jaeld Çelën.

Ndërsa përmes një prononcimi për mediat, avokati i Jaeld Çelës, ka thënë se klienti i tij nuk ka qenë i arratisur ndaj drejtësisë, përkundrazi, sipas tij ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës ka qenë aktiv në çdo seancë pasi është përfaqësuar nga një avokat.

Mësohet se Çela ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë në “Arrest shtëpie”, duke theksuar se nuk i është arratisur nga drejtësia.

“Ka qenë i hapur. Nuk është arratisur nga drejtësia. Ka qenë aktiv, i hapur. Gjyqi është zhvilluar në prezencë të Jaeld Çelës dhe është prezumuar prezencë në të gjitha proceset gjyqësore. Çela pretendon që nuk ka prova për të dhënë këtë masë arresti”, tha avokati i tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All