Sulmi policor ndaj artistëve për t’i nxjerrë jashtë Teatrit dhe për ta shembur më pas është cilësuar shumë i dhunshëm. Me qindra force policie hynë brenda godinës së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit dhe nxorën me forcë të gjithë ata që ishin brenda.

Në media u raportua momenti i mësymjes së uniformave blu, por artistët ishin ata që e përjetuan nga afër atë çast. Aktorja Juli Emiri, që ka qenë një nga më aktivet për kauzën e mbrojtjes së Teatrit, në momentin e zbarkimit të policisë në shesh ishte ngjitur në tarracën e Teatrit kombëtar së bashku me aktorin tjetër, Neritan Liçaj.

Juli ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën tregon minutat e sulmit policor. Në video shihen forcat e policisë në momentin kur ndërhyjnë në shesh dhe largojnë me shpejtësi të gjithë qytetarët. Emiri dëgjohet duke qarë dhe bërtitur,“Po instaloni diktaturën! Shihni çfarë po bëni kundër pleqve, artistëve, kundër nënave me fëmijë”.

“Nga lartësia ku u ngjitëm ne klithëm me zërin e kohës marrë nga shpirtrat e kolosëve që s’janë më, që ata që ishin poshtë të na bashkoheshin…të ngjiteshin te ne…u zgjatëm dorën dhe u hapëm shpirtin…por ata nuk u ngjiten dot, ndaj shembën ndërtesën. A nuk e ditkeni që liria bie gjithnjë në këmbë?”, ka shkruar Juli bashkangjitur videos së saj.

Ndërkohë, aktorja ka treguar pak ditë më parë për “Shekulli”-n se në momentin kur fadroma nisi shembjen e Teatrit ajo ndodhej ende në tarracë së bashku me Neritan Liçajn dhe të dyve ju është rrezikuar jeta.

Aktorja Juli Emiri ndan këtë video dhe këtë përjetim nga çastet në tarracën e Teatrit Kombëtar, në orën e sulmit policor:Nga lartësia ku u ngjitëm ne klithëm me zërin e kohës marrë nga shpirtrat e kolosëve që s'janë më, që ata që ishin poshtë të na bashkoheshin…të ngjiteshin te ne…u zgjatëm dorën dhe u hapëm shpirtin…por ata nuk u ngjiten dot, ndaj shembën ndërtesën. A nuk e ditkeni që liria bie gjithnjë në këmbë?

Posted by Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare on Tuesday, May 19, 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat